Zvicra e ndaloi me ligj mbulesën e fytyrës në publik, jepet dënimi i parë prej 100 frangash

Që nga marsi i 2021-tës, Zvicra e ka ndaluar me ligj mbulimin e fytyrës në hapësirat publike. Dhe kjo jo krejtësisht për arsye fetare, por ky ligj i prek edhe huliganët e demonstruesit të cilët e mbulojnë fytyrën në ndonjë demonstratë apo aktivitet sportiv. Dënimi për këtë shkelje është 100 franga, shkruan gazeta zvicerane SonntagsBlick.…

Bota

23/03/2025 11:29

Që nga marsi i 2021-tës, Zvicra e ka ndaluar me ligj mbulimin e fytyrës në hapësirat publike.

Dhe kjo jo krejtësisht për arsye fetare, por ky ligj i prek edhe huliganët e demonstruesit të cilët e mbulojnë fytyrën në ndonjë demonstratë apo aktivitet sportiv.

Dënimi për këtë shkelje është 100 franga, shkruan gazeta zvicerane SonntagsBlick.

Kjo gazetë raporton se ditën e djeshme shteti e ka dhënë gjobën e parë drejt një gruaje në kantonin e Zurichut.

Ajo e ka refuzuar ta pranonte këtë gjobë gjë që çoi në referimin e rastit tek autoritetet kantonale.

Zëdhënësi i policisë së Zurichut, Michael Walker, konfirmoi se rasti tani është në duart e guvernatorit, i cili do të vendosë për masën përfundimtare.

Ndalesa të tilla, në disa kantone të Zvicrës janë zbatuar prej vitesh, por me ligjin e ri ato zbatohen tashmë në të gjithë vendin.

Sipas raportimeve të kësaj gazete, vetëm në kantonin e Zurichut, gjatë vitit të kaluar ka pasur 98 raportime për shkelje të ndalimit të mbajtjes së maskave.

Ky numër edhe mund të rritet me zbatimin më rigoroz të rregullave në të gjithë vendin.