Zv/ministri i Qeverisë shkaktoi aksident në gjendje të dehur dhe lëndoi një 15 vjeçar, Kurti: Të përqendrohemi te i lënduari

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, në mes të një veture dhe një motoçiklete. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur ngasësi i motoçikletës,  i cili edhe është dërguar për trajtim mjekësor. Derisa me vendim të…

Lajme

09/10/2024 13:22

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, në mes të një veture dhe një motoçiklete.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur ngasësi i motoçikletës,  i cili edhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Derisa me vendim të prokurorit të shtetit rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

“Me datë 08.10.2024 rreth ores 22:00 në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete. Përveç dëmeve materiale, një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurori të shtetit rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt”, ka thënë Elezaj për Lajmi.net.

Ndërkaq sot është zhvilluar mbledhja e Qeverisë, ku menjëherë pas përfundimit të saj Kryeministri Albin Kurti së bashku me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi kanë mbajtur konferencë për media.

Në këtë konferencë Kurti u pyet rreth aksidentit që ndodhi mbrëmë  në Gjakovë ku dyshohet se një 15 vjeçar ngasës i motoçikletës u godit nga vetura e që i dyshuar për këtë është zëvendës ministri i zhvillimit rajonal  Ali Tafarshiku.

Kurti tha se janë organet e rendit të cilët do të hetojnë e hulumtojnë rastin, teksa shtoi se procedura vazhdon.

Tutje ai u shpreh se ndjehet keq për rastin dhe se duhet më tepër fokus tek i lënduari.

“Janë organet e rendit të cilët hetojnë hulumtojnë dhe natyrisht procedura vazhdon. Më vjen jashtëzakonisht keq çfarë ka ndodhur. Besoj se njëjtë ndjehet edhe zv/ministri e besoj se shpejtë do të merren hapat në vazhdim. Mendoj se duhet të jemi të përqendruar tek i lënduari dhe tek lejimi i organeve të rendit që të bëjnë punën e tyre profesionale”, ka thënë Kurti. /Lajmi.net/