Zv/komandanti i FSK-së Jashari në varrimin e Liman Musliut : Ai ishte frymëzim, ishte shok e mik për të gjithë ne
Sot në fshatin e tij të lindjes në Likoc të Skënderajt është varrosur ish zyrtari i FSK-së, Liman Musliu. Ai ka humbur jetën dje pasi sipas Prokurorisë ka rënë nga kati i 11-të i një ndërtese ku po punonte jashtë punës së tij në FSK. Siç ka njoftuar FSK, sot për të bërë homazhe pranë…
Lajme
Sot në fshatin e tij të lindjes në Likoc të Skënderajt është varrosur ish zyrtari i FSK-së, Liman Musliu.
Ai ka humbur jetën dje pasi sipas Prokurorisë ka rënë nga kati i 11-të i një ndërtese ku po punonte jashtë punës së tij në FSK.
Siç ka njoftuar FSK, sot për të bërë homazhe pranë arkivolit të të ndjerit në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë dhe Likofc, morën pjesë familjarë, miq, shokë, kolegë të FSK-së, si dhe një numër i madh i qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Në emër të komandantit të FSK-së dhe të gjithë ushtarakëve fjalën e mori zëvendës komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Enver Cikaqi, i cili pasi shprehu ngushëllimet për familjen, miqtë, shokët dhe kolegët, vlerësoi lartë punën dhe kontributin e çmuar të Liman Musliut në të gjitha periudhat e shërbimit të tij për vendin “së bashku me Limanin krijuam themelet e shtetit të Kosovës, ai ishte frymëzim, ishte shok e mik për të gjithë ne””, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Sipas njoftimit të FSK-së, në këtë ceremoni mortore për Musliun kanë folur edhe Bekim Jashari, kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, komandanti i njësisë Tigrat e Zi, FeridBerisha nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, të cilët vlerësuan lartë kontributin e Limanit si në luftë po edhe pas luftës në krijimin e institucioneve të sigurisë në vende.