Zv.ambasadori i Gjermanisë në Kosovë takon Jasharin: Biseduan për procesin e transformimit dhe të ardhmen e FSK-së

Zëvendës Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher është takuar me Komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari. Siç ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ata kanë diskutuar për procesin e transformit dhe të ardhmes së FSK-së, shkruan lajmi.net. Komandanti Jashari, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e gjatë të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së.…

Lajme

12/01/2026 10:10

Zëvendës Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher është takuar me Komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari.

Siç ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ata kanë diskutuar për procesin e transformit dhe të ardhmes së FSK-së, shkruan lajmi.net.

Komandanti Jashari, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e gjatë të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së.

“Böttcher riafirmoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe theksoi angazhimin e Gjermanisë për ta parë Kosovën dhe institucionet e saj të sigurisë si pjesë të një arkitekture të përbashkët dhe të integruar evropiane të sigurisë. Christian Böttcher shprehu gjithashtu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e fortë dhe konstruktiv me FSK-në”, thuhet në njoftim të Ambasadës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: