Zulfaj: Kosova e përgatiti e para Agjendën e Reformave për BE-në, por Kuvendi e vonoi zbatimin

Koordinatori Kombëtar për Agjendën e Reformave dhe Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj ka folur për raportin e Kosovës me Agjendën e Reformave të Bashkimit Evropian. Zulfaj ka thënë se Kosova ishte vendi i parë që e përgatiti Agjendën e Reformave drejt Bashkimit Evropian, por se zbatimi i saj u vonua për shkak të mosfunksionimit të…

Lajme

03/07/2026 22:04

Koordinatori Kombëtar për Agjendën e Reformave dhe Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj ka folur për raportin e Kosovës me Agjendën e Reformave të Bashkimit Evropian.

Zulfaj ka thënë se Kosova ishte vendi i parë që e përgatiti Agjendën e Reformave drejt Bashkimit Evropian, por se zbatimi i saj u vonua për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit.

“Implementimi i reformave, zbatimi i agjendës, është kryesisht reformë ligjore. Shumica e akteve nënligjore varen nga ligji fillestar. U vonuam për shkak të hyrjes në fuqi. Marrëveshja për Instrumentin ishte kthyer nga Bashkimi Evropian dhe e patëm dërguar në Kuvend, por nuk u votua. Kuvendi u shpërbë në dhjetor 2024 dhe shkuam në zgjedhje në shkurt të vitit 2025”, është shprehur Zulfaj në emisionin Tempus, në Betimi për Drejtësi.

Tutje, Zulfaj sqaroi mënyrën e ndarjes së mjeteve që Kosova i përfiton nga Plani i Rritjes.

“Plani i Rritjes është 882 milionë euro. Dy të tretat janë kredi, ndërsa një e treta janë grante. Një pjesë shkon në buxhetin e Kosovës, ndërsa një pjesë tjetër përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor”, përfundoi Zulfaj.