Zuckerberg chat në Facebook me Hawking dhe Schwarzenegger: A do të mund të jetojë njeriu përgjithmonë? (Foto)

Bosi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ka udhëhequr debatin Q&A (Pyetje dhe Përgjigje) të martën mbrëma në platformën e tij të preferuar Facebook, duke iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga e gjithë bota, përfshirë ato edhe të njerëzve të famshëm si Stephen Hawking dhe Arnold Schwarzenegger.

Auto & Tek

01/07/2015 15:31

“Sesionet Townhall” të rrjetit social janë zakonisht ngjarje që zhvillohen drejtpërdrejt, por në këtë rast Zuckerberg vendosi ta bëjë Q&A në profilin e tij që brenda natës fitoi mbi 150.000 pëlqime, transmeton lajmi.net.

Ai diskutoi në chat për zhvillimin e botimit digjital, teorinë e unifikuar të gravitetit dhe për të ardhmen e Facebook-ut.

Ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger e kishte pyetur për rutinën e tij stërvitore, duke vënë në dukje se “brezat e rinj ndoshta mund të mbështeten tek ju sesa tek Papa”.

6

Disa prej pyetjeve ishin serioze, ku Zuckerberg shpjegoi disa gjëra që për opinionin ishin konfuze në lidhje me “politikën e vërtetë të emrit ” të kompanisë për të cilën një komentues tha mund të shkaktojë probleme në komunitetin trans.

“Ne duhet të mbështesim të gjithë që të përdorin emrat e tyre të vërtetë, duke përfshirë të gjithë ata nga komuniteti trans. Jemi duke punuar mbi mënyrat më të mira për njerëzit që të na tregojnë se cili është emri i tyre i vërtetë”.

Derisa Arianna Huffington ishte e interesuar në opinionin e Zuckerberg për organizatat e lajmeve që punojnë afër me Facebook:

6

Por edhe gjeniu Stephen Hawking ishte kyçur në debat për ti bërë një pyetje të rëndësishme për shkencën, por përgjigja e Zuckerberg rreth çështjes se disa njerëz dëshirojnë të jetojnë përgjithmonë, tha se është ide paksa e “çmendur”. (lajmi.net)

6