Zubin Potok: E sulmoi me shishe qelqi në kokë, Policia e liron pas intervistimit të dyshuarin

Dje pas mesnate, në një kafiteri në Zubin Potok një person është sulmuar. Policia ka dal në vendngjarje dhe kanë parë viktimën që kishte lëndime në pjesën e ballit dhe dyshohet se ishin shkaktuar nga një shishe qeli. Viktima ka pranuar tretman dhe më pas është intervistuar, ndërsa në vendngjarje është arrestuar edhe i dyshuari…

Lajme

18/05/2026 14:04

Dje pas mesnate, në një kafiteri në Zubin Potok një person është sulmuar.

Policia ka dal në vendngjarje dhe kanë parë viktimën që kishte lëndime në pjesën e ballit dhe dyshohet se ishin shkaktuar nga një shishe qeli.

Viktima ka pranuar tretman dhe më pas është intervistuar, ndërsa në vendngjarje është arrestuar edhe i dyshuari që ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit.

Ai është intervistuar dhe më pas është liruar, ndërsa është inciuar rast si “lëndim i lehtë trupor”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve gjithashtu inkurajon raportimin e rasteve të ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore”, ka njoftuar Policia në Facebook.

Postimi i plotë: