Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, humb jetën një 60 vjeçar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:15 në fshatin Koshare të Ferizajt. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli. Ai ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe për pasojë një mashkull 60 vjeç ka humbur jetën. “Sot rreth orës…
Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:15 në fshatin Koshare të Ferizajt.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli.
Ai ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe për pasojë një mashkull 60 vjeç ka humbur jetën.
“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizakt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore . Si pasojë e ketij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç , vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor Per informata shtesë do të njoftoheni me raport vijues”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/