ZRRE paralajmëron: FMF nuk është zgjidhje e qëndrueshme për konsumatorët
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka njoftuar të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike, se ka filluar me sukses vazhdimi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Sipas ZRRE-së ky proces përbën një hap të rëndësishëm dhe të shumëpritur drejt ndërtimit të një tregu të hapur, konkurrues dhe transparent, i cili do të ofrojë më…

Lajme
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka njoftuar të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike, se ka filluar me sukses vazhdimi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.
Sipas ZRRE-së ky proces përbën një hap të rëndësishëm dhe të shumëpritur drejt ndërtimit të një tregu të hapur, konkurrues dhe transparent, i cili do të ofrojë më shumë mundësi për konsumatorët që të zgjedhin lirshëm furnizuesin e tyre të energjisë elektrike.
“Liberalizimi i tregut synon të sjellë përfitime konkrete për konsumatorët përmes rritjes së konkurrencës ndërmjet furnizuesve, përmirësimit të cilësisë së shërbimit dhe krijimit të kushteve të favorshme për çmime transparente dhe në parime të tregut të lirë. Ky është një hap thelbësor drejt përmbushjes së standardeve evropiane dhe integrimit të plotë të tregut të energjisë së Kosovës në tregun rajonal dhe atë evropian”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.