“Zootopia” me rekorde – ky mund të jetë filmi më i suksesshëm i Disney deri tani (VIDEO)
Filmi më i ri nga Disney, Zootopia, ka arritur të mbledhë 73.7 milionë dollarë që në javën e parë të shfaqjes, duke u bërë filmi i parë nga Disney që arrin këtë.
ShowBiz
“Zootopia” ka arritur të ndalojë dominimin e “Deadpool” pasi në kinematë amerikane është filmi që është shikuar më së shumti këtë fundjavë.
Zootopia është filmi me hapje më të suksesshme nga Disney deri tani (pa llogaritur ato të kompanisë filmike Pixar), duke arritur të mbledhë 73.7 milionë dollarë, transmeton lajmi.net.
Këngën zyrtare të filmit e ka bërë këngëtarja Shakira.
Pas tre javës, Deadpool bie në vendin e tretë, megjithëse ka hyrë në 50 filmat që kanë arritur të fitojnë mbi 300 milionë dollarë në BoxOffice.
Në vendin e dytë është vazhdimi i filmit “Olympus has fallen”. Tani me zhvillimet në Londër, filmi “London Has Fallen” ka mbledhur 21.7 milionë dollarë në javën e parë të shfaqjes./lajmi.net

