Zoom ofron thirrje pa limit për festat e fundvitit
Platforma e video konferencave Zoom ka njoftuar se pērkohēsisht nuk do të ketë kufizim prej 40 minutash në bisedat virtuale gjatë sezonit të festave.
Auto & Tek
Muajin e kaluar, Zoom njoftoi se do të heq kufizimin kohor nē thirrje për t’u dhënë familjeve mundēsinē që t’i festojnë festat e fundvitit dhe praktikisht më shumë kohë për të qëndruar të lidhur me njēri tjetrin, transmeton Lajmi.net.
“COVID-19 ka ndryshuar mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe festojmë në vitin 2020, dhe si gjithçka tjetër këtë vit, sezoni i festave nuk duket i njëjtë. Në shenjë vlerësimi për përdoruesit tanë gjatë një kohe të jashtëzakonshme, ne po heqim kufirin prej 40 minutash në llogaritë falas të Zoom për të gjitha takimet në të gjithë botën për disa raste të ardhshme speciale,” u tha nga platforma e madhe e video thirrjeve në një njoftim pēr media. /Lajmi.net