Zogiani godet ashpër ish-partinë e tij

Ish-kadidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, aktivisti i shoqërisë civile dhe ish-gazetari, Avni Zogiani ka shkruar një status në llogarinë e tij në Facebook duke goditur partinë ku ishte edhe vet në listën për deputet.

Lajme

20/08/2015 23:57

Ai ka shkruar se si ka njerëz në Kosovë që duke u munduar t’i hyjnë në qejf ndonjë ambasadori apo zyrtari të ambasadave kanë hequr nga një guri prej trashëgimisë së UÇK-së.

Më pas Zogiani thotë se trashëgimia e UÇK-së është dëmtuar nga njerëzit që flasin dhe veprojnë në emër të UÇK-së, duke përfshirë edhe njerëzit që nuk e kanë parë e as përjetuar luftën që flasin se kush luftoi dhe sa luftoi, transmeton Indeksonline.

Krejt në fund ai godet partinë ku ishte edhe vet, Vetëvendosjen, duke thënë se VV është përpjekur shumë për të mbrojtur luftën për çlirim si ide po përfshihet në vorbullën e mbylljes së historisë së UÇK-së.

Ja postimi i plotë i Zogianit:

“Ka njerez ne Kosove qe tu u mundue me i hy ne qejf ndonji ambasadori apo zyrtari te ambasadave kane heq ka nji guri prej trashegimise se UÇK-se…. S’ka dyshim qe kjo trashegimi eshte demtue shume edhe prej njerezve qe flasin e veprojne ne emer te UÇK-se, por kur njerezit qe nuk e pane as e perjetuan luften flasin mbi ate se kuah luftoi e sa, definitivisht tebushet mendja qe ata kane ndejtur anash dhe kane pritur momentin e tyre per me e demtu vleren e luftes per çlirim…. Nuk kemi thene as i gje te re deri ketu, por tani e reja eshte qe edhe VV qe u perpjek fort per ta mbrojtur luften per çlirim si ide po perfshihet ne kte vorbullen e mbylljes se historise se UÇK-se”.