Zogaj: Supremja e vërtetoi se Qeveria po merr vendime jashtëligjshëm – Prokuroria të marrë masa

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka deklaruar se partia e tij ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale aktgjykimin e Gjykatës Supreme që shfuqizon Udhëzimin Administrativ për pajisjet fiskale dhe softuerët elektronikë fiskalë, si provë shtesë për 17 kallëzime penale që tashmë janë bërë ndaj ish-ministrave dhe kryeministrit në detyrë. “Ne vetëm e përforcuam kallëzimin penal që…

Lajme

16/07/2025 17:40

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka deklaruar se partia e tij ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale aktgjykimin e Gjykatës Supreme që shfuqizon Udhëzimin Administrativ për pajisjet fiskale dhe softuerët elektronikë fiskalë, si provë shtesë për 17 kallëzime penale që tashmë janë bërë ndaj ish-ministrave dhe kryeministrit në detyrë.

“Ne vetëm e përforcuam kallëzimin penal që kemi bërë për disa kohësh për 17 kallëzime penale për të gjithë ish-ministrat dhe kryeministrin tani ën detyrë. Të cilët edhe sipas aktgjykimit të fundit të Supremes ku u tha shumë qartë që jashtëligjshëm janë duke marrë vendime dhe duke i mbajtur dy pozicione atë të deputetit dhe pozicionit të ministrit në detyre apo kryeministrit”, ka thënë Zogaj.

Ai ka kritikuar qëndrimin e Qeverisë në detyrë ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, duke e cilësuar si ndërhyrje të paprecedent në drejtësi.

“Është për keqardhje, edhe shqetësuese ku Qeveria për herë të parë në historinë e Kosovës shtet sovran e demokratik Qeveria sulmon gjykatat e pavarura, kjo është e paprecedent dhe shumë shqetësueses. Qeveria gjykatat e veta edh ete vendit të vet i sulmon në atë formë kjo është për brengë dhe ne e dënojmë këtë formë të komunikimit por edhe të veprimit. Qeveria duhet ta bëj të kundërtën, me i mbështet gjykatat edhe me i lënë të lira me marrë vendime dhe jo me i sulmu dhe me u mundu me i denigru qysh është duke vepruar kjo qeveri aktualisht”, ka deklaruar Zogaj në emisionin FIVE.

Ai i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të nisë hetime serioze për shkeljet e pretenduara, duke shtuar se aktgjykimi i Supremes e forcon bazën ligjore për hetim dhe përgjegjësi.

“Kërkuam nga Prokuroria Speciale që të marrë masa dhe të fillojë me hetime serioze por edhe me masa që ata duhet t’i marrin”, ka shtuar ai.