Zogaj e quan “shenjë të mirë” protestën e shoqërisë civile: Do të duhej të drejtohej tek partia më e madhe në vend, është fajtori kryesor për këtë situatë

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj sot para mediave ka thënë se fajtori kryesor i situatës së krijuar në Kuvend është Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë e dal në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai ka thënë se protesta e sotme nga shoqëria civile është e mirë dhe do duhej të drejtohej tek partia më e…

Lajme

25/06/2025 11:31

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj sot para mediave ka thënë se fajtori kryesor i situatës së krijuar në Kuvend është Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë e dal në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se protesta e sotme nga shoqëria civile është e mirë dhe do duhej të drejtohej tek partia më e madhë ne vend.

“Edhe sot një dështim i radhës në këtë sakë e këtë seri të dështimeve të njëpasnjëshme. Po vijmë çdo 48 orë dhe e kemi të njëjtin rezultat. Qytetarët kanë filluar, shoqëria civile ka filluar me protestu dhe kjo është një shenjë e mirë. Këtë protestë do të duhej me e drejtu tek partia më e madhe në vend, te fituesja e zgjedhjeve për arsye se fajtori kryesor për këtë situatë që e kemi aktualisht është partia që i ka fituar zgjedhjet në këtë vend. Brenga jonë më e madhe është se nuk ka asnjë përpjekje për të dal nga kjo situatë dhe pa përpjekje serioze për të dal nga kjo situatë ne do të jemi kështu edhe në seri të tjera të takimeve”, ka thënë Zogaj.

Sot, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca e 37-të konstituive por që edhe kjo ka përfunduar pa rezultat. /Lajmi.net/