Zjarri përfshinë Kosovën, disa u ndezën qëllimshëm, apelohet për kujdes
Terreni është i vështirë e i pamundur që të shkohet me kamionë. Andaj zjarrfikësit e Prishtinës, rrugën për ta shuar zjarrin në Trudë, po shkojnë në këmbë. Me të tilla zjarre të njëjtit jane duke u përballur nga dje, e situatë e ngjashme ka qenë edhe më heret. “Numri ka qenë i jashtëzakonshëm dje për…

Lajme
Terreni është i vështirë e i pamundur që të shkohet me kamionë.
Andaj zjarrfikësit e Prishtinës, rrugën për ta shuar zjarrin në Trudë, po shkojnë në këmbë.
Me të tilla zjarre të njëjtit jane duke u përballur nga dje, e situatë e ngjashme ka qenë edhe më heret.
“Numri ka qenë i jashtëzakonshëm dje për një kohë të shkurtër, e kemi potencuar disa herë edhe për juve që karakteristike e këtyre zjarreve është brenda një kohe të shkurtër shpërthejnë disa vatra të zjarrit dhe sigurisht që e bënë të vështirë shuarjen e tyre sepse thatësia ka qenë e madhe barishtet shkurret janë të thata dhe përhapja e zjarrit është për një kohë të shkurtër, përfshinë sipërfaqe të mëdha”, ka theksuar Mal Gashi – zjarrëfikës.
Gashi tek thotë se kohëve të fundit iu kanë shtuar zjarrëfikës, numri i madh i vatrave të zjarrit po e pamundëson të i mbërrijnë të gjitha.
“Në brigadën profesionale të zjarrfikësve dhe shpëtimit në Prishtinë, nuk qëndrojmë keq në mars janë pranuar edhe 26 zjarrëfikës të ri që i kanë dhënë një energji të re shërbimit, sigurisht nëse i shikojmë standardet ne kemi mungesë ende mirëpo prapë po du me thanë sa i përket kapaciteteve ne nuk qëndrojmë shumë keq e vetmja e met është që automjetet janë të vjetra”, ka deklaruar Gashi.
Situata me zjarre një ditë më parë ishte e rënduar, ndërkohë që të dielën situata ishte më e qete sipas Agjencisë për menaxhimin e emergjencave.
“Pasditen e djeshme, situata me zjarret ishte e rënduar. Megjithatë, falë reagimit të shpejtë dhe efikas të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, me mbështetjen e Agjencisë, si dhe reshjeve të shiut, numri i zjarreve gjatë 12 orëve të fundit ka rënë ndjeshëm. Aktualisht, është aktiv vetëm një zjarr në fshatin Trudë, Komuna e Prishtinës, ku ekipet janë në terren. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë tek autoritetet përkatëse. Agjencia falënderon zjarrfikësit për përkushtimin e tyre të palodhshëm, Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për mbështetjen, si dhe qytetarët për bashkëpunimin”.
Ndërkohë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë evidentuar pesë raste që kanë të bëjnë me zjarr.
Në Lubizhdë të Prizrenit, zjarri ka përfshirë edhe një stallë të lopëve, e si shkak i kësaj të njëjtit i kanë ngordhur tetë lopë. Ndërkohë që në komunën e Pejës, është djegur një pllac me vetura në vlerë të 50 mije eurove.
Sipas raportit policor në Prekaz të Epërm në Skënderaj, janë djegur disa pajisje bujqësore, disa pemë, material ndërtimor, si dhe rrethojat e oborrit. RTVDukagjini