Zjarri përfshin tregun në zonën e Kombinatit në Tiranë
Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme te tregu në zonën e Kombinatit në Tiranë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Lajme
Si raporton gazeta Shekulli online, në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, që përhapen nga dy vatra.
Deri tani dyshohet se zjarri i madh është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Mësohet se dëmet e shkaktuara janë shumë të mëdha, ndërsa sa i përket personave të lënduar nuk ka ende asnjë të dhënë megjithëse aty kanë mbërritur edhe dy ambulanca.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë për të hetuar shkaqet e saj, ndërkohë që zjarrfikësit po mbajnë flakët nën kontroll pasi shumë pranë ndodhen disa banesa.