Zjarri përfshin dhomën e ndalimit në Stacionin Policor të Pejës – një i lënduar i dërgohet në spital
Një incident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Stacionin Policor në Pejë, ku një dhomë e ndalimit është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar lëndimin e një personi. Këtë për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se rasti ka…

Lajme
Një incident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Stacionin Policor në Pejë, ku një dhomë e ndalimit është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar lëndimin e një personi.
Këtë për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 07:20 të mëngjesit të sotëm.
“Sot rreth orës 07:20, në Stacionin Policor në Pejë, është përfshirë nga zjarri një dhomë e ndalimit. Si pasojë e këtij rasti, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa zjarri është shuar nga njësia e zjarrfikësve,” tha Rugova.
Ai shtoi se për informacione të tjera lidhur me rrethanat dhe shkaqet e zjarrit, publiku dhe mediat do të njoftohen me kohë.
Policia nuk ka bërë të ditur shkaktarin e mundshëm të zjarrit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit tashmë kanë nisur./lajmi.net/