Zjarri në Shtime lë 10 persona të asfiksuar dhe shkakton dëme të mëdha materiale

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer të shtunën rreth orës 14:20 në Shtime, duke shkaktuar lëndime te dhjetë persona dhe dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informatave të para nga Policia e Kosovës, dhjetë persona janë asfiksuar si pasojë e tymit dhe janë dërguar për tretman mjekësor, prej të cilëve tre kanë vazhduar trajtimin…

Lajme

31/08/2025 10:33

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer të shtunën rreth orës 14:20 në Shtime, duke shkaktuar lëndime te dhjetë persona dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informatave të para nga Policia e Kosovës, dhjetë persona janë asfiksuar si pasojë e tymit dhe janë dërguar për tretman mjekësor, prej të cilëve tre kanë vazhduar trajtimin në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Gjendja e tyre raportohet të jetë stabile, transmeton lajmi.net

Përveç rrezikut për jetën e qytetarëve, zjarri ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale. Dy automjete dhe disa mjete pune janë përfshirë nga flakët, të gjitha pronë e dy qytetarëve kosovarë.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori i shtetit./lajmi.net/