Zjarri kaploi tri vetura në lagjen Emshir, ndihmë mjekësore kërkojnë 30 persona

Një incident zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmë vonë në lagjen Emshir të Prishtinës. Tri vetura janë përfshirë nga zjarri në garazhën e një prej ndërtesave në këtë lagje, ndërsa edhe dy të tjera janë dëmtuar. Si shkak i këtij zjarri raportohet se 30 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor. Kjo është bërë e ditur nga…

Lajme

26/06/2024 11:46

Një incident zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmë vonë në lagjen Emshir të Prishtinës.

Tri vetura janë përfshirë nga zjarri në garazhën e një prej ndërtesave në këtë lagje, ndërsa edhe dy të tjera janë dëmtuar.

Si shkak i këtij zjarri raportohet se 30 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Kjo është bërë e ditur nga komandanti i Zjarrfikësve në kryeqytet, Malë Gashi.

Gashit deklaroi se menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të intevenuar.

Po ashtu ai tha se zjarri ka depërtuar brenda ndërtesës duke shkaktuar edhe panik tek banorët.

“30 prej tyre, janë evakuuar dhe u është ofruar ndihma tek Urgjenca Mjekësore”, tha Gashi./Lajmi.net/