Zjarr në një ndërtesë banimi në kryeqytet

Një ndërtesë banimi në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Lajme

29/10/2014 20:55

Zjarrfikësit kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin, si dhe kanë evakuuar banorët e ndërtesës, e cila ndodhet afër furrës “Qerimi”, raporton Klan Kosova, transmeton Express.

Banorët thonë se flaka ka përfshirë njehsorët e rrymës elektrike, mirëpo zjarrfikësit nuk kanë lejuar afrimin te ndërtesa për shkak të rrezikut.