Zjarr masiv në malet e Skenderajt, rrezikohen disa fshatra

Një zjarr i madh ka përfshirë sot pasdite malet e komunës së Skenderajt, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës. Flakët kanë përfshirë zonat malore të fshatrave Rezallë, Kopiliq dhe Tushilë, ndërsa rrezikohet që zjarri të përhapet edhe drejt fshatit Ticë. Pamjet e marra nga Drenica Press,  tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që shihen nga…

Lajme

17/08/2025 19:31

Një zjarr i madh ka përfshirë sot pasdite malet e komunës së Skenderajt, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës.

Flakët kanë përfshirë zonat malore të fshatrave Rezallë, Kopiliq dhe Tushilë, ndërsa rrezikohet që zjarri të përhapet edhe drejt fshatit Ticë.

Pamjet e marra nga Drenica Press,  tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që shihen nga larg, ndërsa përhapja e zjarrit favorizohet nga terreni i thyer dhe era. Banorët kanë nisur të ndërhyjnë vetë për të parandaluar përhapjen e flakëve, por rreziku për shtëpitë dhe pyjet përreth mbetet i lartë.