Ziyech nuk e mohon largimin: Nuk është në dorën time

Ylli i Chelseas, Hakim Ziyech ka pranuar se është i hapur për rikthimin te Ajax.

Sport

05/12/2021 21:59

Maroku iu bashkua “Bluve” gjatë verës të kaluar, por ka dështuar të jetë titullar i padiskutueshëm nën urdhrat e Thomas Tuchel, transmeton lajmi.net.

28-vjeçari ka folur për të ardhmen, derisa theksoi se është i hapur për rikthimin te skuadra holandeze, mirëpo nuk varet më nga ai.

“Do të doja (rikthimin). Kisha kohë fantastike aty. Është vendi që u ndjeva si në shtëpi dhe nëse do ndodh rikthimi, e ardhmja do tregojë. Por, nëse varet nga unë, do ndodh padyshim”.

“Transferimi nuk varet nga unë. Ia lë në dorë atyre. Provojë të tregojë vetën dhe të bëjë gjënë time. Çfarë e ardhmja do sjellë, do shohim”, deklaroi ai për “Soccer News”.

Ndërkohë, raportohet se interesim për Ziyech ka skuadra e Barcelonës që e shohin si alternativë e Ferran Torresit./Lajmi.net/