Zinchenko: Jam shumë krenar që jam ukrainas

Oleksandr Zinchenko pas triumfit në titullin e Premier Ligës, ka thënë që është shumë krenar që është ukrainas.

Sport

23/05/2022 08:09

Manchester City mbrëmë është shpallur kampion i ligës angleze.

E pas këtij triumfi ka folur edhe Zinchenko, duke thënë se e kishte të vështirë të fokusohej në futboll, pas agresionit rus ndaj Ukrainës.

“Që nga fillimi i pushtimi ishte periudha më e vështirë në jetën time”, ishin fjalët e ukrainasit ,përcjell lajmi.net.

Tutje, ai tha se është një ukrainas krenar dhe këtë trofe ia dedikon popullit të tij, pasi ata e meritojnë.

“Jam shumë krenar që jam ukrainas. Do të më pëlqente që një ditë ta sjell këtë trofe në Ukrainë, për të gjithë popullin ukrainas, sepse ata e meritojnë”, përfundoi ai.

Trofeu i fituar mbrëmë nga ‘Citizens’ është i katërti në pesë vitet e fundit./Lajmi.net/