Zinchenko i përlotur: Kurrë nuk do të shtrëngojë duart me rusët dhe bjellorusët
Ukrainasi Oleksandr Zinchenko, mbrojtësi i majtë i Arsenalit, në Premierligë, thotë se nuk do t’i shtrëngojë dorën asnjë sportisti rus apo bjellorus, për shkak të agresionit që nisi Rusia në Ukrainë shkurtin e vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, Zinchenko u shpreh kundër vendimit të Ëimbledon për të lejuar lojtarët nga Rusia dhe Bjellorusia…
Sport
Ukrainasi Oleksandr Zinchenko, mbrojtësi i majtë i Arsenalit, në Premierligë, thotë se nuk do t’i shtrëngojë dorën asnjë sportisti rus apo bjellorus, për shkak të agresionit që nisi Rusia në Ukrainë shkurtin e vitit të kaluar.
Në të njëjtën kohë, Zinchenko u shpreh kundër vendimit të Ëimbledon për të lejuar lojtarët nga Rusia dhe Bjellorusia të marrin pjesë në edicionin e këtij viti.
I pyetur nga gazetari Piers Morgan në emisionin e tij nëse do të shtrëngonte duart me një kundërshtar rus, Zinchenko u përgjigj mes lotësh.
“Nuk ka shans. Nuk do ta pranoj kurrë reagimin e tyre. Duhet të jem i sinqertë. Nuk ka kuptim as të përpiqemi të shpjegojmë. Mund të thuash se nuk kanë bërë asgjë kundër nesh. Por ata e bënë. Cfarë? Nuk reaguan” – tha Zinchenko, transmeton lajmi.net.
“Por nëse askush nuk do të flasë sepse ka frikë, më vjen keq, por mos na quani kurrë “vëllezër” si në të kaluarën. Kurrë”, deklaroi ai./Lajmi.net/