Zidane thyen heshtjen, zbulon dëshirën e tij për Iscon
.

Sport
Zinedine Zidane nuk dëshiron që Isco të largohet nga Real Madrid.
Trajneri francez ka mohuar spekulimet se ka vendosur ta shesë mesfushorin spanjoll.
“E dua Iscon [në skuadrën time] dhe dua që ai ta kalojë gjithë jetën këtu”, ka thënë Zidane sot kur është pyetur rreth kësaj çështjeje, përcjell “lajmi.net”.
“Ai është shumë i mirë, këtë e ka treguar dhe gjithmonë do ta bëjë. Gjithçka që është thënë është gënjeshtër, të shohim nëse do të përfundojë më në fund kjo [gënjeshtër për Iscon]”, ka shtuar ai.