Zidane: Ronaldo të fitojë më shumë Topa të Artë se Messi

Legjenda franceze, Zinedine Zidane është i bindur se Cristiano Ronaldo do të arrijë të fitojë më shumë Topa të Artë, sesa rivali i tij i përjetshëm, Lionel Messi.

Sport

19/01/2015 16:21

Zidane është i bindur plotësisht se superylli i Realit, Ronaldo do të arrijë të fitojë më shumë Topa të Artë sesa argjentinasi Lionel Messi.

“Ronaldo do të fitojë më shumë Topa të Artë sesa Messi. Gjërat që bën ai janë nga një planet tjetër”, tha Zidane për reporterët.

“Nëse një gjë e tillë vazhdon, ai do të përmirësohet edhe më shumë dhe do të përfundojë me më shumë Topa të Artë se Messi”, përfundoi francezi.