Zidane: Përjashtimi i Realit nga LK? Jo, Real Madridi to të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm

Zinedine Zidane ka folur para ndeshjes ndaj Chesleat në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Sport

26/04/2021 11:47

Zinedine Zidane ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Chelseat, përcjell lajmi.net.

Zidane theksoi se kjo ndeshje është e vështirë dhe tejet e rëndësishme për “Los Blancos”.

Francezi më tej u pyet edhe për përjashtimin e Real Madridit nga Liga e Kampionëve, shkaku i krijimit të Superligës.

“Kjo ndeshje është më e vështirë dhe më e rëndësishme se ajo e Betisit sepse është një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve”, tha ai.

“Jemi duke u përgatitur mirë, jemi në formë të mirë dhe besojmë që do të jetë një ndeshje fantastike e nivelit të lartë”, shtoi ai.

“Zidane u pyet edhe për mundësinë e përjashtimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve, shkaku i Superligës”, tha Zidane.

“Këto gjëra që po thuhen janë të çmendura, ne kemi folur me klubin dhe kemi analizuar situatën, nuk është aq e thjeshtë të përjashtohet Real Madridi”, shtoi francezi.

“Unë besoj që në sezonin e ardhshëm, Real Madridi do të jetë i pranishëm në Ligën e Kampionëve”, përfundoi Zinedine Zidane./Lajmi.net/