Të Infektuar: 40.117

Të Shëruar: 25.586

Të Vdekur: 1.026

Zidane: Merituam më shumë, dy pikë të humbura

20:50 | 21 Nentor 2020

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk është ndarë i kënaqur me barazimin ndaj Villarrealit.

Reali nuk arriti të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim të Villarreali, ndeshje që përfundoi me rezultat 1 – 1, përcjellë lajmi.net.

Tekniku francez e sheh këtë ndeshje si dy pikë të humbura dhe mendon se merituan fitore.

“Merituam shumë më shumë sonte. Kemi humbur dy pikë”.

“Lojtarët duhet përgëzuar për punën e bërë. Rezultati me shqetëson në krahasim me punën e tyre”, u shpreh ai.

Ndeshja e radhës për Realin është kundër Inter Milanit në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/