Zidane: Ky futbollist nuk do të largohet nga Real Madrid (FOTO)
Zinedine Zidane ka insistuar se Real Madrid ka nevojë për James Rodriguezin.

Sport
James Rodriguez është në planet e Zinedine Zidane në Real Madrid.
Strategu francez ka theksuar se reprezentuesi kolumbian është futbollist i dobishëm për skuadrën e tij.
Kështu, ai ka lënë të kuptohet se James nuk do të largohet nga klubi.
“James nuk është duke luajtur sa të tjerët, por ai është futbollist i rëndësishëm për ne, na ndihmon shumë”, deklaroi Zidane në konferencë për media, përcjell “Lajmi.net”.
“E di se dëshiron të luajë më tepër ndeshje, sigurisht”, theksoi ai.