Zidane konfirmon: Kroos rikthehet, ndërsa Mendy mungon

Zinedine Zidane ka konfirmuar se Toni Kroos do të jetë në skuadër ndaj Chelseat.

Sport

26/04/2021 11:57

Real Madridi do të përballet me Chelsean në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Por, Ferland Mendy dhe Toni Kroos munguan kundër Real Betisit, the Zidane deklaroi se shrpreson që të dy të jenë të gatshëm për Cheslean.

Tani, ai ka konfirmuar se vetëm njëri nga ta do të jetë i gatshëm për këtë takim.

“Po, Toni Kroos do të jetë i gatshëm për këtë takim, ndërsa Ferland Mendy jo”, tha ai.

Zidane u pyet edhe për Superligën, ku më pas theksoi se fokusi i tij është vetëm ndeshja.

“Unë nuk do të përgjigjem në këtë pyetje. Presidenti e di se çfarë kam në zemrën time. Tani nuk është koha të flasim për ndeshje, ne do të luajmë një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe unë mendoj vetëm për këtë gjë”, përfundoi Zinedine Zidane./Lajmi.net/