Zidane deklarohet pas fitores së thellë pa Ronaldon dhe Bale
Zinedine Zidane është deklaruar i kënaqur me lojën e Real Madridit, në fitoren 1:4 në udhëtim te Eibar.
Sport
Edhe pse pa Ronaldon dhe Bale, Reali tregoi performancë të mirë, duke e kryer ndeshjen në pjesën e parë.
“Jam i lumtur për Benzeman dhe në përgjithësi me lojën e ekipit, tani duhet të fokusohemi për të martën (ndeshja me Napolin)”, ka deklaruar Zidane.
“Reagimi që patëm në fillim të pjesës së parë, ishte çelësi i kësaj fitore. Por sezoni është i gjatë dhe ka shumë ndeshje për t’u luajtur”./Lajmi.net/