Àrrestohet një person në Skenderaj, iu gjetën narkotikë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Skenderaj. Gjatë kontrollit të detajuar nga Policia, atij i janë gjetur dhe sekuestruar 8.6 gramë substancë e dyshuar narkotike, dy pajisje që përdoren për bluarjen e substancave narkotike dhe një thikë. “Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve,…

Lajme

28/10/2026 09:39

Një person është arrestuar në Skenderaj.

Gjatë kontrollit të detajuar nga Policia, atij i janë gjetur dhe sekuestruar 8.6 gramë substancë e dyshuar narkotike, dy pajisje që përdoren për bluarjen e substancave narkotike dhe një thikë.

“Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. I dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: