Zhvillimet në Veri – Sa janë të gatshëm për luftë: Flasin qytetarët
Zhvillimet në veri të vendit ku nga një sulm terroristë të kryer nga serbët me në krye terroristin Milan Radojqiq, kanë ngritur debat se a do të ishin të gatshëm kosovarët të luftonin, në rastin hipotetik nëse do të kishte luftë. Para mikrofonit të lajmint, qytetarëtë ndryshëm kanë dhënë mendimet e tyre, shkruan lajmi.net “Sbesoj…

Lajme
Zhvillimet në veri të vendit ku nga një sulm terroristë të kryer nga serbët me në krye terroristin Milan Radojqiq, kanë ngritur debat se a do të ishin të gatshëm kosovarët të luftonin, në rastin hipotetik nëse do të kishte luftë.
Para mikrofonit të lajmint, qytetarëtë ndryshëm kanë dhënë mendimet e tyre, shkruan lajmi.net
“Sbesoj që dikush do të thoshte se s’jam i gatshëm të luftoja”, tha një i ri.
“Na nuk jem njerzë që mundemi me luftu me Serbinë”, tha një tjetër.
“Ik kape kallashin, ec” tha një tjetër i cili ishte duke u nxituar në rrugë.
Kujtojmë që në mëngjesin e 24 shtatorit terroristët serbë me në krye Milan Radojqiq, vranë policin kosovar Afrim Bunjaku.
Pas kësaj ka pasuar edhe aksioni i Policisë Kosovës për të asgjësuar terroristët, disa nga ta janë vrarë, ndërsa pjesa më e madhe kanë ikur në Serbi.
E gjithë bota demokratike e ka dënuar këtë akt terrorist dhe ka bërë përgjegjëse Serbinë për këto sulme terroriste të cilat u kryen në fshatin Banjskë të Zveçanit./Lajmi.net