Zhurma dhe ajri i ndotur i KEK-ut ua bëjnë jetën skëterrë
Sulltane Makolli nga Korça e Shqipërisë, është martuar në Kosovë, në fshatin Obiliq. Por, jeta e saj nuk po shkon ashtu siç kishte dashur.

Lajme
Pasi e humbi burrin e saj i cili ka vdekur ajo tani jeton vetëm me vajzën e saj të mitur, tek barakat e “Ramiz Sadikut”, afër termocentralit të KEK-ut, në kushte të vështira ekonomike.
Por, jetën po ja rëndojnë edhe më shumë ajri i ndotur dhe zhurma që lirojnë termocentralet, me vajzën Lendita që vuan nga anemia.
Është e tmerrshme të jetohet këtu. Ajri i ndotur dhe sëmundjet e ndryshme, të cilat i prekin banorët këtu pikërisht, nga niveli i ndotjes së ajrit janë një histori e tmerrshme”, rrëfen Makolli për gazetën Kosova Sot.
Nusja nga Korça thotë se për ta jeta është bërë e mërzitshme dhe se institucionet qendrore dhe lokale për veç premtimeve nuk u kanë dhënë asnjë ndihmë. Ajo tregon se merr vetëm 60 euro në muaj dhe për mbijetuar i duhet të hyjë edhe borxh.
“Më shumë po hy borxh dhe kështu po ja dal disi, duke kaluar një jetë të mundimshme”, thotë ajo.
Kurse vajza Lendita, shprehet se ka nevojë për kushte më të mira.
“Kisha dashur një shtëpi më të mirë, ku do të ishim të sigurt unë dhe nëna ime. Jeta këtu është e frikshme e aq më e keqe është që ne rinia këtu i ekspozohemi çdo ditë ajrit të ndotur”.
“Përveç shumë halleve të shumta që kam, unë këtu nuk kam qetësi për të mësuar nga zhurma që vjen nga termocentralet”, tha ajo. (lajmi.net).