Zhegrova: Unë nuk e ndjejë presionin, nesër japim maksimumin

Sulmuesi i krahut te Kosova, Edon Zhegrova ka premtuar se ndaj Qipros do të jap maksimumin që Kosova të marrë një fitore të re pas asaj ndaj Lituanisë. Ai në konferencë për media deklaroi se humbja nga Rumania në “Fadil Vokrri” ishte një episod jo i mirë, por që ka shërbyer për të mësuar nga…

Sport

14/10/2024 16:42

Sulmuesi i krahut te Kosova, Edon Zhegrova ka premtuar se ndaj Qipros do të jap maksimumin që Kosova të marrë një fitore të re pas asaj ndaj Lituanisë.

Ai në konferencë për media deklaroi se humbja nga Rumania në “Fadil Vokrri” ishte një episod jo i mirë, por që ka shërbyer për të mësuar nga gabimet e asaj ndeshje.

“Jo, presion nuk kam. Ndaj Rumanisë kemi luajtur mirë por është dashur të bëhet më shumë. Për ndeshjen e nesërme jemi gati dhe do të japim maksimumin për ta marrë një fitore të re”, tha Zhegrova.

Kosova dhe Qipro përballen nesër në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.