Zhegrova kundër Gjimshitit në çerekfinalen e Kupës së Italisë
Atalanta ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë. Skuadra e drejtuar nga Raffaele Palladino ka shënuar fitore ndaj Genoas, me rezultat 4-0. Në mesin e golashenuesve për Atalantan ishte edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, i cili realizoi golin e parë të ndeshjes, në minutën e 19-të. Në çerekfinale Atalanta e Gjimshitit për kundërshtar…
Sport
Atalanta ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Skuadra e drejtuar nga Raffaele Palladino ka shënuar fitore ndaj Genoas, me rezultat 4-0.
Në mesin e golashenuesve për Atalantan ishte edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, i cili realizoi golin e parë të ndeshjes, në minutën e 19-të.
Në çerekfinale Atalanta e Gjimshitit për kundërshtar do ta ketë Juventusin e Edon Zhegrovës, e cila mbrëmë mposhti Udinesen me rezultat 2-0.