Zhdukja e futbollistit Sala, këto ishin problemet e aeroplanit

Emiliano Sala është zhdukur së bashku me pilotin e aeroplanit që po e dërgonte nga Nantes në Uells te skuadra e Cardiff Cityt.

Sport

23/01/2019 15:15

Policia vazhdon të jetë në kërkim të aeroplanit të zhdukur me sulmuesin e Cardiff Cityt, Emiliano Sala.

Kurse, gazeta franceze “Ouest” ka publikuar detaje të problemeve të aeroplanit që mund të kenë sjellë zhdukjen e tij.

Aeroplani me një motor dhe gjashtë ulëse, u nist në orën 20:45 nga aeroporti i Nantes dhe, pas një ore fluturimi, u zhduk nga radari mbi ujërat e Guernsey, transmeton lajmi.net.

Autoritetet në ishull janë duke kërkuar për mbetjet, edhe pse tashmë kanë thënë se duke marrë parasysh ujin tejet të ftohtë, gjasat për të gjetur të mbijetuar janë shumë të vogla. /Lajmi.net/