Zhdukja e 9 vjeçarit në Gjilan, Policia jep detaje – Bashkë me FSK-në dhe ekipet e kërkim-shpëtimit po e kërkojnë atë

Alpi, 9 vjeçar është zhdukur sot në Gjilan dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Në lidhje me rastin, sot kanë raportuar edhe nga familja e tij të cilët kanë njoftuar se Alpi është autist, shkruan lajmi.net. Kërkimin e tij e kanë filluar ekipet e Kërkim-Shpëtimit, Policia e Kosovës dhe FSK. Këtë e…

Lajme

27/04/2025 22:50

Alpi, 9 vjeçar është zhdukur sot në Gjilan dhe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Në lidhje me rastin, sot kanë raportuar edhe nga familja e tij të cilët kanë njoftuar se Alpi është autist, shkruan lajmi.net.

Kërkimin e tij e kanë filluar ekipet e Kërkim-Shpëtimit, Policia e Kosovës dhe FSK.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Rasti është paraqit sot rreth orës 15:30 në policinë rajonale në Gjilan nga prindi i fëmijës. Njësitet policore relevante ekipe të K-9, FSK , ekipe të kërkim shpëtimit dhe qytetar të shumtë janë në kërkim të fëmijës i lindur me 2016, ku sipas deklaratës së prindit i njëjti nuk është kthyer në shtëpi. Kush do që ka çfarë do informate për vend-ndodhjen e tij të lajmroj menjëherë Policinë e Kosovës në Gjilan në nr. 192”, ka thënë Hashani për lajmi.net. /Lajmi.net/