Zhduket një person nga Gorozhupi i Hasit, ekipi i Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim fillojnë operacionin

Ekipi i Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim kanë filluar një operacion për të kërkuar një person të zhdukur nga fshati Gorozhup i Hasit. Sipas njoftimit të tyre, personi N.T i lindur më 14 mars të vitit 1940 është zhdukur. “Ekipet tona janë në terren dhe veprojnë në bashkëpunim të ngushtë me organet e sigurisë në…

Lajme

24/06/2025 16:28

Ekipi i Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim kanë filluar një operacion për të kërkuar një person të zhdukur nga fshati Gorozhup i Hasit.

Sipas njoftimit të tyre, personi N.T i lindur më 14 mars të vitit 1940 është zhdukur.

“Ekipet tona janë në terren dhe veprojnë në bashkëpunim të ngushtë me organet e sigurisë në atë zonë, me qëllim të lokalizimit sa më të shpejtë dhe të sigurt të personit të zhdukur. Çdo informacion i vlefshëm që mund të ndihmojë në këtë operacion, lusim qytetarët ta raportojnë menjëherë pranë autoriteteve kompetente”, thuhet në njoftimin e tyre. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: