​Zhduket ish-ushtari i UÇK-së, Samir Puza

Është zhdukur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Samir Puza. Lajmi u bë e ditur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një njoftimi. Sipas njoftimit, Puza ishte zhdukur të shtunën më 25 mars dhe nga ajo kohë familja dhe bashkëluftëtarët nuk kanë asnjë informacion për të. “Që nga e shtuna 25 mars 2023, nuk…

Lajme

30/03/2023 18:44

Është zhdukur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Samir Puza.

Lajmi u bë e ditur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një njoftimi.

Sipas njoftimit, Puza ishte zhdukur të shtunën më 25 mars dhe nga ajo kohë familja dhe bashkëluftëtarët nuk kanë asnjë informacion për të.

“Që nga e shtuna 25 mars 2023, nuk kemi asnjë informacion për bashkëluftëtarin tonë Samir Puza (Maka). I njëjti nuk është lajmëruar në shtëpi dhe nuk dimë asgjë për gjendjen dhe vendndodhjen e tij. Samiri është i njohur për mbarë qytetin e Pejës si djalë i urtë dhe punëtor. Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion të lajmërojnë në njërin nga numrat vijues: 049 876 491 (familja), apo 049 515 134 (OVL Pejë)”, thuhet në njoftim.