Zhbogar dhe Çollaku sot para Komisionit për Integrime

Komisioni për Integrime Evropiane takohet sot me përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar. Ndërsa ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, do të raportojë për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Lajme

03/11/2015 08:41

Takimi me Zhbogarin do të jetë informuar ndërsa Çollaku ka raportim për MSA-në.

Ky Komision me në krye Teuta Sahatqija dhe anëtarë Ilir Deda, Vjosa Osmani, Arben Gashi e të tjerë, një ditë më parë kanë vendosur që në gjithë Projektligjin për MSA-në mes Kosovës dhe BE-së, të shtohet fjala Republikë para Kosovës./ lajmi.net