Zgjidheni problemin e fryrjes së barkut me dy përbërës

1 në 10 amerikanë kanë probleme me fryrje të barkut pavarësisht sa shumë hanë.

Lifestyle

05/06/2019 13:24

Kjo fryrje mund të shndërrohet në problem të madh, duke shkaktuar ënjtje që vërehet shumë lehtë.

Kryesisht kjo shkaktohet nga mënyra e ushqyerjes dhe rrjedhimisht me disa ndryshime në dietë ju mund ta përmirësoni gjendjen.

Disa prej ushqimeve që e shkaktojnë këtë fryrje janë karotat, lakra, fasulet, produktet e bulmetit, ëmbëltuesit artificialë, etj.

Sidoqoftë, këta janë përbërësit që e lirojnë gazin dhe fryrjen e barkut:

Vaji i kamomilit

Ky vaj e redukton inflamacionin intestinal dhe e liron dhimbjen menstruale. Ndër tjerash kamomili e liron diarrenë, thartirën kronike në lukth, humbjen e apetitit, marramendjen, etj.

Veç këtyre, vaji i kamomilit është shumë i mirë edhe për largimin e toksinave nga trupi dhe zgjidhjen e problemit të fryrjes së barkut, transmeton Telegrafi.

Vaji i xhenxhefilit

Xhenxhefili e ka aftësinë e mahnitshme për ta trajtuar humbjen e apetitit, dhimbjen dhe mundimet.

Por, vetive shëruese që ka, xhenxhefili mund t’i reduktojë edhe gazrat e stomakut dhe fryrjen.