Zgjerohen përfitimet – Gruaja e Lumir Abdixhikut aksionare në biznes për prodhim e transmetim të energjisë elektrike

Tregu i energjisë elektrike, vazhdon të jetë një “mundësi” e mirë për politikanët dhe familjarët e tyre që të përfitojnë. Në këtë treg, del të jetë e përfshirë edhe një person shumë i afërt i kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, bashkëshortja e tij Albina Kastrati Abdixhiku. “AMPERA GROUP SH.P.K”, eshtë kompania ku Kastrati-Abdixhiku ka 25%…

Lajme

23/02/2026 15:19

Tregu i energjisë elektrike, vazhdon të jetë një “mundësi” e mirë për politikanët dhe familjarët e tyre që të përfitojnë.

Në këtë treg, del të jetë e përfshirë edhe një person shumë i afërt i kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, bashkëshortja e tij Albina Kastrati Abdixhiku.

“AMPERA GROUP SH.P.K”, eshtë kompania ku Kastrati-Abdixhiku ka 25% të aksioneve.

Ky biznes është themeluar më 15 prill 2024, ndërsa kryen shërbime si “instalime elektrike, instalime të tjera ndërtimore, prodhimi i energjisë elektrike, transmetimi i energjisë elektrike, tregtia e energjisë elektrike”.

Këtë kompani e ka deklaruar edhe Lumir Abdixhiku në deklarim të pasurisë.