Zgjerimi, sukses i BE’së

Štefan Füle thotë se pesë vendet kandidate për të qenë pjesë e BE’së janë: Mali i Zi, Turqia, Maqedonia dhe Islanda. E si kandidate potenciale përmend Shqipërinë, Bosnja e Hercegovinën dhe Kosovën.

Lajme

24/09/2013 11:19

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Štefan Füle, thotë se zgjerimi konsiderohet si njëra ndër politikat më të suksesshme të BE’së.

Komisionari Füle,  në raportimin e tij, përmend pesë vende kandidate për të qenë pjesë e BE’së:  Mali i Zi, Turqia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Islanda. Ndërsa si kandidate potenciale konsiderohen Shqipëria, Bosnja Hercegovina dhe Kosova.

Štefan Füle thotë se paralelisht me zgjerimin, vendet e Europës janë duke bashkëpunuar me vendet anëtare të BE’së për një union bankar me mbikëqyrjen e Bankës Europiane.

“Bizneset mund të kenë besim për të operuar në një mjedis ku punohet për një shtet ligjor dhe korrupsioni luftohet ashpër”.

“Ku gjyqësori është eficent, ku e drejta e pronësisë është e qartë, ku administrata publike është transparente, efektive, e besueshme dhe zotëron kapacitetin për të përmbushur nevojat e bizneseve”.

“ Ku barra administrative është e ulët dhe ku standardet europiane janë një normë”.