Zgjedhjet në Zveçan pa probleme dhe të qeta
Procesi zgjedhor në komunën e Zveçanit po ecën pa probleme dhe janë kryesisht të qeta. Drejtoresha e shkollës “Vuk Karaxhiq” në Zveçani, Slagjana Ficoviq, ka bërë të ditur numrin e qytetarëve që e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit. “Procesi është duke shkuar shumë mirë, sot kemi dalje më të madhe në zgjedhje…

Lajme
Procesi zgjedhor në komunën e Zveçanit po ecën pa probleme dhe janë kryesisht të qeta.
Drejtoresha e shkollës “Vuk Karaxhiq” në Zveçani, Slagjana Ficoviq, ka bërë të ditur numrin e qytetarëve që e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit.
“Procesi është duke shkuar shumë mirë, sot kemi dalje më të madhe në zgjedhje deri tash nuk kemi asnjë problem. Deri më tash 1800-2000 persona kanë dalë në votim. Në ora 15:00 do t’ju tregojmë më saktë. Gjithçka ka filluar me rregull dhe është duke shkuar me rregull”, ka thënë Ficoviq.
Në garë për kryetar në këtë komunë janë Fetah Peci nga LVV-ja, Ilir Peci LDK, Zoran Obrenoviq Demokracia Serbe (Srpska Demokratija), Ivan Todosijeviq Lista Serbe dhe Vid Janiqijeviq nga Unifikimi (Ujedinjenje).