Zgjedhjet në veri, sa kandidatë ka PDK dhe VV në Zveçan dhe Leposaviq?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për kuvendin komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit. Kështu është njoftuar me anë të një komunikate për media nga KQZ-ja, ku është shtuar se janë pranuar pranuar 2…

Lajme

02/12/2022 16:44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për kuvendin komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Kështu është njoftuar me anë të një komunikate për media nga KQZ-ja, ku është shtuar se janë pranuar pranuar 2 aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje per komunen e Zveçanit dhe 3 per komunen e Leposaviqit, shkruan lajmi.net.

Në njoftimin e KQZ-së bëhet e ditur edhe se, Partia Demokratike e Kosovës ka 16 kandidatë në Zveçan dhe 4 në Leposaviq.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, ka 10 kandidatë në Zveçan dhe 2 në Leposaviq.

Komunikata e plotë:

Përfundon afati për aplikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit

Prishtinë, 2 dhjetor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme per Kuvendin Komunal te Zveçanit dhe Leposaviqit, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022.

Gjatë kësaj periudhe (26 nëntor – 02 dhjetor 2022), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 2 aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje per komunen e Zveçanit dhe 3 per komunen e Leposaviqit, si në vijim:

Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve do të ndodhë deri më 6 dhjetor 2022. /Lajmi.net/