​Zgjedhjet në Tiranë dhe 5 bashki të tjera, KQZ propozon datën për hapjen e fushatës

Komisioni Qendror Zgjedhor i Shqipërisë i ka propozuar Komisionit Rregullator datën 1 nëntor për hapjen e fushatës zgjedhore për garën në 6 bashkitë e vendit. Ky propozim mbetet ende në konsultim, ndërsa ende nuk është vendosur, raporton Top Channel, përcjellë KosovaPress. Sipas këtij drafti të propozuar, për partitë politike që do të marrin pjesë në…

Lajme

02/10/2025 16:00

Komisioni Qendror Zgjedhor i Shqipërisë i ka propozuar Komisionit Rregullator datën 1 nëntor për hapjen e fushatës zgjedhore për garën në 6 bashkitë e vendit.

Ky propozim mbetet ende në konsultim, ndërsa ende nuk është vendosur, raporton Top Channel, përcjellë KosovaPress.

Sipas këtij drafti të propozuar, për partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje, propozohet data 11 tetor si afati i fundit për dorëzimin e për të dorëzuar kërkesën për regjistrim, ndërsa për kandidatët data 19 tetor.

Koalicionet kanë afat jo më vonë se data 16 tetor, ndërsa Zyra e Gjendjes Civile propozohet të nisë hartimin listave zgjedhore jo më vonë se data 11 tetor.