Zgjedhjet në Shqipëri, merret vendim për hapjen e një kutie në një qendër votimi në Vlorë

Të hënën e 2 qershorit do të hapet për verifikim kutia e parë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit  në Shqipëri. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) vendosi këtë të enjte hapjen e kutisë së votimit në një qendër votimi në Qarkun e Vlorës. Ankesa për këtë qendër votimi ishte bërë nga koalicioni “Nisma Shqipëria…

Lajme

29/05/2025 23:50

Të hënën e 2 qershorit do të hapet për verifikim kutia e parë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit  në Shqipëri.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) vendosi këtë të enjte hapjen e kutisë së votimit në një qendër votimi në Qarkun e Vlorës.

Ankesa për këtë qendër votimi ishte bërë nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, sipas së cilës, fletët e votimit nuk kishin vula.

Pas këtyre dyshimeve, KAS vendosi të bëjë hapjen e kutisë për të verifikuar nëse fletët e votimit janë të vlefshme apo jo.

Krahas kësaj, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve mbylli edhe shqyrtimin paraprak të tre kërkesave ankimore të Partisë Demokratike, për qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë, duke vendosur që të marrë si provë në shqyrtimin administrativ të dhënat e votimit nga jashtë./TCh