Zgjedhjet në Shqipëri, komentojnë qytetarët e Kosovës
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë mbajtur të dielën e njëmbëdhjetë majit, nga numërimet e votave deri më tani nga dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e nëntë kuti të numëruara deri tani, Partia Socialiste e Edi Ramës, kryeson me pesëdhjetë e dy pikë shtatëdhjetë e nëntë për qind, ndërsa Partia Demokratike e Sali Berishës, ka…

Lajme
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë mbajtur të dielën e njëmbëdhjetë majit, nga numërimet e votave deri më tani nga dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e nëntë kuti të numëruara deri tani, Partia Socialiste e Edi Ramës, kryeson me pesëdhjetë e dy pikë shtatëdhjetë e nëntë për qind, ndërsa Partia Demokratike e Sali Berishës, ka arritur të marrë tridhjetë e tre pikë tetëdhjetë e tetë për qind.
Qytetarët e Kosovës kanë komentuar procesin zgjedhor rreth këtyre dy partive politike në Shqipëri.
Qytetari, Shaip Hajrizi ka thënë, se ka pritur që të fitoj PD-ja, e cila sipas tij është partia e vetme që “interesohet për vendin tonë”.
“Zgjedhjet në Shqipëri me keqardhje po them se kam pritur dhe kam pasur dëshirë që më në fund do të fitonte Partia Demokratike, e cila për mua është dhe ka qenë dhe është partia që më së shumti interesohet për Kosovën dhe që ka punuar për Shqipërinë në kohën kur ka qenë… Interesin për Kosovën çdo herë historikisht e ka pasur shumë më të madh sesa Partia Socialiste”, ka thënë Hajrizi.
Ndërsa, Latif Shabani tregon se ka ndjekur procesin zgjedhor në Shqipëri, dhe mendon se ka pasur parregullsi. Përkudnër rezultatit të tanishëm, Shabani shpreson që të fitoj Berisha.
“Nuk kanë shkuar mirë, e kam përcjellë, ka pasur parregullsi shumë.. E ditur ka qenë që Rama do të fitoj, por Saliu kishte qenë më mirë me fitua”, ka shtuar Shabani.
Qytetari tjetër, Izet Dushi ka theksuar se Berisha ka punuar rrugën e Kombit duke bashkuar dy shtetet tona.
“Unë kam pasur dëshirë që të fitoj Sali Berisha… Është më i mirë se Edi Rama, Berisha ka treguar shumë, shokët e tij e kanë pranuar Kosovën… E ka punuar rrugën e Kombit që na ka bashkuar dy shtetet”, ka theksuar Dushi.
Ndërkaq, Agim Ademi ka potencuar se Partia Socialiste në Shqipëri e udhëhequr nga Edi Rama ka punuar në të mirën e qytetarëve atje.
“Përcjellë shumë nuk i kam, pak diçka kohë pas kohe…Ka punuar, tash me marrë edhe një infrastrukturë dhe një zhvillim të gjithmbarshëm, por mua më duket se ka punuar mirë”,ka potencuar Ademi.
Deri më tani raportohet se PS ka siguruar tetëdhjetë e tri mandate, PD-ja pesëdhjetë e një mandate.
Kryeminuistri e deritashëm Edi Rama ka udhëhequr me tri mandate në Qeverinë e Shqipërisë.
Vëzhguesit e OSBE-ODIHR dhanë një raport paraprak për ecurinë e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri të organizuara një ditë më parë.
Sipas OSBE, dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe organizuar, ndërsa pati disa incidente intimidimi, u theksua në fjalën e vëzhguesve, të cilët ishin pjesë e procesit në disa prej qendrave të votimit në vend.