Zgjedhjet në Drenas: Nisma prin edhe në Arllat
Gazeta Express ka siguruar rezultatet nga një zonë votimi në Drenas, ku sot u mbajtën zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës.

Lajme
Rezultatet nga një klasë e një qendre votimi në fshatin Arrlat tregojnë se kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka siguruar 135 vota, raporton Gazeta Express.
Ramiz Lladrovci, kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës, ka marrë 109 vota.
Pas tyre renditet Bedri Nika, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me 27 vota.